NATO: Rusia ka probleme me karburant

NATO: Rusia ka probleme me karburant

NATO: Rusia ka probleme me karburant

Një zyrtar i NATO-s ka pohuar se Rusia po e mbulon avancimin e ngadalshëm të planit për pushtim të Ukrainës me ndalimin për t’u dhënë kohë negociatave.

“Ata kanë probleme”, shpjegoi zyrtari, duke u bazuar në inteligjencën më të fundit të aleancës. “Atyre u mungon nafta, ata po shkojnë drejt ngadalësimit dhe morali është padyshim një problem”.

Të shtunën, ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre “në të gjitha drejtimet”, pasi u urdhërua një pezullim për negociatat me qeverinë ukrainase. Ministria tha se ofensiva u urdhërua të vazhdonte pasi Ukraina braktisi konsultimet, raporton CNN.
Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte./

Leave a comment

Your email address will not be published.