



Serbisë do t’i shuhet ‘ëndrra’ për veriun, Kosova afër anëtarësimit në NATO




Serbisë do t’i shuhet ‘ëndrra’ për veriun, Kosova afër anëtarësimit në NATO
Fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia e ka lëkundur të gjithë gjeostrategjinë në Europë.
Këtu është përfshirë edhe vendi ynë, ku si shkak i raporteve të mira mës Rusisë dhe Serbisë, rrezikohet nga mundësia e një sulmi.
Mirëpo, nga situata në Ukrainë mund të përfitoj Kosova, të cilës mund t’i përshpejtohet anëtarësimi i saj në NATO.
Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava komentoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Fillimisht, ai lavdëroi punën e Ushtrisë së Kosovës, e cila po vazhdon stërvitjet e nevojshme për mbrojtjen e territorit të vendit.
“Situata e Kosovës që pas Shpalljes së Pavarësisë e deri më tani e që e kishte policinë si pjesë të ruajtjes dhe të jetësimit të ligjeve te Kosovës, e sidomos pasi që u krijua armata e saj FSK-ja, dhe bashkë me Policinë e Kosovës janë këto forcat në shërbimin e popullit të saj.
FSK-ja si ushtri e që llogaritet se është në formim e sipër duke u furnizuar me armatimin modern, dhe duke u stërvitur që të jenë sa më të përgatitur në rast nevoje për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Si e tillë me angazhimet e saj, FSK-ja po tregohet e përgatitur, prandaj po merr pjesë edhe në stërvitje të përbashkëta si në vendin tonë ashtu edhe në shtete të tjera, me ushtritë më të përparuara sikur që janë aleate me NATO-n”, deklaroi eksperti i sigurisë.