SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar midis 27 vendeve që kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë armë dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar midis 27 vendeve që kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë armë dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar midis 27 vendeve që kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë armë dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Më shumë se dy duzina vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, vende të tjera evropiane dhe SHBA, do t’i japin më shumë armë, furnizime mjekësore dhe ndihmë të tjera ushtarake Ukrainës ndërsa ajo po lufton kundër një agresioni rus, merr vesh Sky News.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, Mbretëria e Bashkuar ka ofruar të kryejë “operacione logjistike” për të mbështetur shpërndarjen e donacioneve, tha një burim i mbrojtjes.

Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, organizoi një konferencë donatorësh për ndihmën ushtarake të premten në mbrëmje, e cila u mbajt virtualisht.

Lexo po ashtu:
Gjermania ndryshon qëndrim, miraton transferimin e armëve në Ukrainë
Gjermania ndryshon qëndrim, miraton transferimin e armëve në Ukrainë
Rreth 25 vende ishin “në linjë” dhe të gjitha thanë se do të vazhdojnë të kontribuojnë me ndihma, disa duke thënë për herë të parë se mbështetja e tyre do të përfshijë “ndihmën vdekjeprurëse”.

Aty u përfaqësua edhe NATO.

Përveç kësaj, dy vende të tjera që nuk mundën të ishin prezentë thanë veçmas se do të dhuronin mbështetje, thekson tutje Sky News.

Burimi i mbrojtjes tha: “Sekretari i Mbrojtjes mbajti një konferencë virtuale donatorësh mbrëmë me më shumë se 25 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë dhe disa vende jashtë NATO-s, duke koordinuar mbështetjen e tyre për Ukrainën”.

“Ata do të vazhdojnë të japin mbështetje humanitare dhe ushtarake, e cila përfshin municion dhe armë antitank, dhe MB ka ofruar të kryejë operacione logjistike për të mbështetur shpërndarjen e donacioneve”.

Ndihma përfshin “ndihma vdekjeprurëse”, si municione, armë antitank dhe armë kundërajrore, si dhe “ndihma jovdekjeprurëse” siç janë furnizimet mjekësore.

Sky News gjithashtu thotë se edhe vendet që më parë kishin qenë kundër dërgimit të armëve për të ndihmuar forcat e armatosura ukrainase, tani kanë vendosur ta bëjnë këtë pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar fqinjin e tij. q

Leave a comment

Your email address will not be published.