Ukrainës i vjen ndihma shtesë ushtarake nga ShBA-ja, Sekretari Blinken autorizon edhe 350 milionë dollarë

Sekretari amerikan, Antony Blinken, ka autorizuar Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të ofrojë edhe 350 milionë dollarë shtesë asistencë ushtarake për Ukrainën, raporton Gazeta Express.

Blinken ka shkruar se asistenca është për ta ndihmuar Ukrainën ta mbrojë veten nga lufta e pajustifikuar e Rusisë.“Sot autorizova Departamentin e Mbrojtjes për të ofruar 350 milionë dollarë shtesë në ndihmë të menjëhershme ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar në mbrojtjen e saj nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë. Të bashkuar me Ukrainën”, ka shkruar Blinken.

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.

Leave a comment

Your email address will not be published.