Putin vendos forcën bërthamore në gatishmëri të lartë

Putin vendos forcën bërthamore në gatishmëri të lartë

Putin vendos forcën bërthamore në gatishmëri të lartë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të vendosë forcat parandaluese të Rusisë – referencë për njësitet që përfshijnë krahun bërthamor – në gatishmëri të lartë, duke cituar ato që i ka konsideruar deklarata agresive të liderëve të NATO-s, dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës, transmeton Reuters.

“Siç mund ta shihni, jo vetëm shtetet e Perëndimit marrin masa jomiqësore kundër shtetit tonë në dimensionin ekonomik – dua të them sanksionet ilegale që të gjithë i dinë – por edhe zyrtarët e lartë të NATO-s ia lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive sa i përket shtetit tonë”, ka thënë Putin për televizionin shtetëror.

Në një deklaratë të përbashkët më 26 shkurt, liderët kanë thënë se masat – të cilat do të kufizojnë rezervat ndërkombëtare të Bankës Qendrore ruse dhe do ta pengojnë atë në mbështetjen e rublës – do të zbatohen në ditët në vijim.

Ekspertët kanë thënë se bIIokimi i qasjes në sistemin SWIFT, do të rrisë intensitetin e sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

SuImi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Leave a comment

Your email address will not be published.