Vullnetarë kroatë me përvojë lufte pritet të nisen drejt Ukrainës

Vullnetarë kroatë me përvojë lufte pritet të nisen drejt Ukrainës

Vullnetarë kroatë me përvojë lufte pritet të nisen drejt Ukrainës

Vullnetarë kroatë me përvojë lufte pritet të nisen drejt Ukrainës
Vullnetarët e parë kroatë do të shkojnë në Ukrainë për ta mbrojtur këtë vend nga ushtria ruse e Vladimir Putinit.

Siç raporton gazeta kroate, Dnevnik, grupi i parë i vullnetarëve kroatë me përvojë lufte pritet të shkojë shumë shpejt në Ukrainë për t’iu bashkuar vendasve në front.

“Një grup më i madh vullnetarësh pritet t’i bashkohet ushtrisë ukrainase brenda pak ditësh. Ata kanë përvojë ushtarake nga më parë dhe janë plot moral dhe dëshirë për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase”, ka njoftuar Ivan Čorkalo, gazetar i “Dnevnik”.

Nga Ukraina kanë njoftuar për një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ftuan vullnetarët nga e gjithë bota që t’u dalin në ndihmë.

“Të huajt që dëshirojnë ta mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju ftoj të kontaktoni me misionet e huaja diplomatike të Ukrainës në vendet tuaja përkatëse. Së bashku e mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin”, tha Kuleba.

Leave a comment

Your email address will not be published.