7 vjeςarja qe ѕhet limσnadë рër të mbledhur рara рër οрeraсίσnίn e saj në kσkë

admin 0

7 vjeςarja qe ѕhet limσnadë рër të mbledhur рara рër οрeraсίσnίn e saj në kσkë

Ajo ‘punon’ tek furra e bukës që ka gjyshi dhe e ëma. Fillimisht e nisi për të blerë vetë lodrat e saj, por kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, vendosi që të ndihmojë veten dhe të ëmën, nënë e dy fëmijëve.
Kjo është Liza Skot. E mitura kishte pësuar dy kriza të forta në kokë dhe sipas mjekëve që e vizituan, 7 vjeçarja duhej të operohej sa më parë në tru.
Nëna e saj Elizabeta jeton e vetme me të bijën dhe djalin dhe mundësitë e saj ekonomike nuk e përballonin faturën e kripur të operimit.
“I thashë Lizës që nuk kishte pse ta bënte këtë. Unë jam e vetme, por mund të kujdesem për fëmijët e mi”-tha nëna e 7 vjeçares.
Por pavarësisht kësaj, 7 vjeçarja ishte e bindur se duhej të ndihmonte të ëmën. Dhe në fakt e ka ndihmuar. Historia prekëse e saj arriti të mbledhë vetëm brenda pak ditëve 12 mijë dollarë në doacione.
“Në vetëm një javë në spital, udhëtimi me ambulancë kushonte më shumë se paga ime mujore, për të mos folur për operimin”-tha e ëma e 7 vjeçares.
Por pavarësisht vështirësive, familja, miqtë dhe qindra të tjerë që u prekën nga historia e kësaj 7 vjeçareje, kanë dhuruar mbi 300 mijë dollarë që 7 vjeçarja të shkojë në operim, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë dhe ajo do të mund të luajë e qetë me lodrat e saj, ashtu si të gjithë fëmijët e kësaj moshe.
Më 8 mars, Liza hyri në operim dhe gjithçka shkoi mirë.
“Është vajza më e guximshme që njoh. Jemi të bekuar që ajo është duke u shëruar. Ndihet mirë dhe flet… më kërkoi për një lëng luleshtrydhesh”-tha e ëma e 7 vjeçares në një mesazh në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *