Afganët kanë ardhur në Shqipëri, reagon Arbana Osmani: Do doja shumë t’i përqafoja ata njerëz

admin 0

Afganët kanë ardhur në Shqipëri, reagon Arbana Osmani: Do doja shumë t’i përqafoja ata njerëz

Në mëngjesin e sotëm, në Shqipëri mbërritën 121 afganë, ku mes tyre kishte fëmijë dhe 11 foshnja.
Ndër të parët që i uruan mirëseardhjen ishin kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Menjëherë pas tyre, shumë personazhe të tjerë publik i kanë mirëpritur në rrjete sociale si “Instagram” dhe “Facebook” dhe një prej tyre është dhe Arbana Osmani.
Moderatorja ka publikuar një foto në “Instastory”, në të cilën duket një nënë afgane e cila mban në krahë foshnjën e saj. Krahas fotos, Osmani ka shkruar: Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njerëz. Mirë se vini! /korrieri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *