Afganët: Kur na thanë që do vijmë në Shqipëri kërkova ku ndodhet, SHBA-të më të mira për të studiuar

admin 0

Afganët: Kur na thanë që do vijmë në Shqipëri kërkova ku ndodhet, SHBA-të më të mira për të studiuar

Shqipëria po strehon refugjatë afganë që do të skanohen para marrjes së vizës amerikane. Disa shqiptarë mendojnë se Shqipëria duhet të ndihmojë SHBA, të tjerë se duhet të zgjidhë fillimisht problemet e brendshme.
Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar i Durrësit nuk është vetëm vend për të kaluar pushimet. Është gjithashtu strehë e përkohshme për qindra refugjatë afganë.
Atyre u janë vënë në dispozicion një sërë hotelesh. Në një prej hoteleve të Durrësit ne donim të kontaktonim nga afër me refugjatët, por policia vendase nuk na e mundëson këtë. “Ata janë në karantinë. Gazetarët nuk lejohet këtu,” na bëjnë me dije. Përmes kangjellave të një porte të stërmadhe shikojmë disa fëmijë që luajnë të lumtur në pishinën e hotelit. Vetëm pak ditë më parë, këta të evakuuar po përjetonin agoninë për të lënë pas atdheun e tyre.
Fjala përkohësisht po përdoret shumë kohët e fundit. Dhe sa më shumë përdoret, aq më shumë njerëzit pyesin për kohëzgjatjen. “Kush e di se sa gjatë do të qëndrojnë refugjatët afganë,” na thotë një burrë, duke tundur kokën plot mosbesim. “Ne kemi një ekonomi në të cilën njerëzit ende lypin. Ne duhet të gjejmë bukën e përditshme në kazanët e plehrave, e kuptoni?”
Njerëz që pyesim në rrugët e Tiranës thonë se Shqipëria si anëtare e NATO-s e ka për detyrë të ndihmojë aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara. Administrata e Biden i kërkoi Ramës të strehojë refugjatë afganë derisa ata të verifikohen dhe t’u miratohen vizat amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *