Ak si de nt tra gj ik në Gr eq i, mak ina i me rr jet ën 5-vjeçares….

admin 0

Aksident tragjik në Greqi, makina i merr jetën 5-vjeçares

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze të vogël në Greqi me origjinë shqiptare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytezën Lechaina, teksa 5-vjeçarja e quajtur Klaudia mblidhte lulëkuqe në anë të rrugës.
Një makinë e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë për disa metra duke i shkaktuar dëmtime të rënda vogëlushes. 5-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras, por mjekët konstatuan vdekjen e sajAty pranë ndodheshin edhe prindërit e saj, të cilët punonin prej vitesh në sera. Ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
Prindërit e vogëlushes, Bledi dhe Dorina jetonin dhe punonin prej 30 vitesh në Greqi dhe ishin shumë të njohur për komunitetin lokal ku ata qëndronin. Ata janë prindër edhe të një djali i cili studion në gjimnaz.

Aksident tragjik ka shkatërruar familjen. Sikurse raporton shtypi grek, babai i 5-vjeçares nuk pranon ende që vajza e tij nuk jeton më. Ndërsa nëna dhe vëllai janë të tronditur. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar hidhërim edhe tek banorët e zonës e në komunitetin lokal. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *