Arjola Demiri rrëfen e zhgënjyer: PD ma mbylli derën në fytyrë një nënë me 3 fëmijë (VIDEO)

admin 0

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri ka dalë zyrtarisht në mbështetje të PS dhe kryebashkiakut Veliaj në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Mbrëmjen e së shtunës, Arjola Demiri ka qenë e ftuar në Soirée me Jonida Shehun për të folur pikërisht rreth pjesëmarrjes së saj në politikë.
Aktorja nga Tropoja foli edhe pse është në mbështetje të Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se ajo më herët ka pasur bindje të djathta, por me kalimin e kohës është zhgënjyer shumë nga Partia Demokratike.
“Duke pasur një zhgënjim shumë të madh prej ata që kisha mbështetur, ku nuk gjeta asnjë derë të hapur. Unë zakonisht jam prirur që të pëlqej zgjedhjen e prindërve, dhe padashur jam ndikuar. Prita që të më ftonte Partia Demokratike në fakt. Më thirrën dhe më thanë ‘do na japësh votën’, por unë i thash ‘më vjen keq por votoj në Tiranë’ dhe kam votuar njëherë në jetën time dhe atë votë ja kam dhënë Partisë Demokratike. Duke qenë se nuk gjeta asnjë derë të hapur për të më mbështetur mua në situatën në të cilën ndodhesha, se i bie jo vetëm interes, që ti kur ke interes për mua vjen më troket në derë dhe ke gjithë mbështetjen e një fare fisi shumë të madh qoftë nga ana e mamit qoftë nga ana e babit.

Prita që do më bënin një ftesë por rrethi ishte ngushtuar. Ftesa e Partisë Socialiste ishte që Arjola na duhet një vajzë si ti dhe thash po menjëherë. Ndërsa Partia Demoraktike pasi më kishte mbyllur disa herë derën në fytyrë, një nëne me 3 fëmijë në kushte shumë të vështira”, është shprehur Arjola Demiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *