Astrit Patozi thirrje Berishës: Oj Mollë e kalbur ik sa s’është vonë, je ende në kohë…

admin 0

Astrit Patozi thirrje Berishës: Oj Mollë e kalbur ik sa s’është vonë, je ende në kohë…

Sali Berisha duhej të shkëputej nga Partia Demokratike që në vitin 2013, kur humbi zgjedhjet parlamentare, u shpreh ish-deputeti Astrit Patozi.
I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin “Top Talk”, se çfarë do t’i thoshte sot Berishën, ish-deputeti demokrat u përgjigj:
“Unë Sali Berishës do t’i kisha sugjeruar… dhe e kam thënë në fakt… që duhej të largohej që me kohë nga PD-ja. Madje, koha më e mirë ishte 2013-ta, por prapë nuk është vonë. Më dinjitoze do të ishte për të dhe më e dobishme për Partinë Demokratike”.
Patozi e konsideron ish-kryeministrin Berisha si një barrë për të djathtën: “Nuk ka pse të mbajë një ngarkesë tjetër, ndërkohë që boll ka Lulzim Bashën kryetar dhe shumë e shumë halle të tjera”.
Më tej, shton se Berisha dhe kryetari aktual i PD-së duhet “t’i japin fund mar.rëdh.ënies me njëri-tjetrin”.
“Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë të detyruar të pro.noncohen. T’i japin fund një nga mar.rëdhën.ieve nga më hipo.kritet.
Sepse të dy i janë shitur publikut, njëri sikur nuk ka asnjë gisht në vendimmarrjet e mëdha Brenda partisë, dhe tjetri sikur nuk e le ai që të qeverisë, sepse po të qeveriste do të bënte më mirë.
Në fakt, po të ishte i vetëm do të bënte edhe më keq, sipas meje. Të dy do ta vijnë njësoj, siç e kanë përdorur këtë mar.rëdh.ënie të pasinqertë. Do ta vuajnë sepse janë të detyruar të pro.noncohen. Kanë ardhur në pikën që: hip se të vr.ava, zbrit se të vr.ava”, tha ai.
Sipas tij, partia më e madhe opozitare ka një kryetar dhe një trup politike, që ka eliminuar zgjedhjet:
“Për herë të parë, nuk ka pasur zgjedhje në PD. U caktua me gisht nga kryetari kush do ishte pjesë, u caktua filani, filani…. Ka humbur katër herë rresht dhe partia demokratike do të vijë duke rënë”.
Kjo mënyrë e zgjedhjes së anëtarëve të partisë, thotë Patozi, ka krijuar hipokrizi brenda partisë. Madje, në këtë aspekt, e krahason Partinë Demokratike me Partinë Socialiste.
“Duket sikur është e njëjta dorë që i lëviz të dyja fijet në të dyja partitë kryesore. Mendoj se janë interesat e përbashkëta, prandaj kemi këtë situatë që janë si dy pika ujë. Që sipas meje na prezantojnë dy gjysmat e një molle të kalbur”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *