Berisha: Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit

admin 0

Berisha: Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit

Analistja Kimete Berisha, përmes një postimi në “Facebook”, i ka reaguar ashpër Vetëvendosjes, duke i quajtur mashtrues përderisa këta të fundit sipas saj janë kundër kapitalizmit por me pasuri janë kapitalistë.
“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit. Kjo është një kontradiktë e thellë. Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit. Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë”, shkruan Berisha.
Sipas Berishës deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e Vetëvendosjes, me të cilën do ta kishin kompleksuar edhe Marksin.
“Janë kundër luksit, ama jetojnë jetë luksoze. Janë edhe majtistë, edhe milionerë. Edhe socialistë, edhe kapitalistë. Janë gjithçka sepse janë asgjë. Janë thjesht mashtrues”, shkroi ndër të tjera ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *