De.klarata Për Dialogun/ Depu.teti Shqiptar I Reagon Vuçiqit, I Bën Një Propozim Të Ri…

admin 0

De.klarata Për Dialogun/ Depu.teti Shqiptar I Reagon Vuçiqit, I Bën Një Propozim Të Ri…

Dep.uteti shqiptar në Kuv.endin e Serbisë Shaip Kamberi, i ka reaguar pres.identit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, pasi dialogu është në dobi të serbëve.
Kamberi ka pyetur Vuçiqin, se duke qenë pro dialogut, pse e ka bllokuar me vite të tëra dialogun me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, përcjell Bota sot.
Dep.uteti shqiptar i ka propozuar Vuçiqit, që ta rifillojnë dialogun “mbi të ardhmen në dobi të uljes së tensioneve midis shqiptarëve dhe serbëve”.
Reagimi i tij në Facebook:
Duke folur për dialogun në Bruksel, Pres.identi i Serbisë, Aleksandar Vuçiq paska dekl.aruar se “Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, kurdo që thirret, por nuk shoh shumë sens për të dialoguar me Kurtin, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, dhe jo për të ardhmen”.
Vuçiqi madje paska shtuar se shteti që drejton është gjithmonë i gatshëm për negociata, sepse sipas tij procesi i dialogut është në dobi të serbëve dhe se “ndikon në uljen e tensi.oneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.
Meqë qenkeni i tillë z.Vuçiq, pse e keni bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës?
Ne, të zgjedhurit e Luginës, ju presim me vite në tavolinën e dialogut nga i cili keni ikur z.Vuçiq.
Meqë qenkeni për dialog të tillë, le ta rifillojmë dialogun “mbi të ardhmen në dobi të uljes së tensioneve midis shqiptarëve dhe serbëve”.
Pra, me Luginën dhe për Luginën s’doni fare “dialog e negociata” dhe as “ndikim në uljen e tensi.oneve midis serbëve dhe shqiptarëve”.
E në anën tjetër dëshironi dialog në Kosovë dhe për Kosovën vetëm sipas dëshirave tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *