”Do ta mbush bregdetin e Durresit me serbe” Termkolli i reagon ”ashper” Edi Rames ja cfare i thote…

admin 0

”Do ta mbush bregdetin e Durresit me serbe” Termkolli i reagon ”ashper” Edi Rames ja cfare i thote…

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas dek.laratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se ser.bët “nga Beogradi do të nisen deri në Tiranë dhe askush s’do t’i ndalë”.
Tërmkolli ka thënë se ata nëpër Kosovë mund të ka.lojnë vetëm nëse “bëhen miza”, përcjell Bota sot.
Ish-deputetja ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke thë.në se ai po do ta mbush Shqipërinë me serbë, ndërsa shqip.tarët e Kosovës i ka “bezdi”.
Sipas saj, Serbia po e shpër.faqë haptas se kurdo që i vjen rasti do t’i shfarosë shqip.tarët si si prej 1877/78 deri më 1999.
Vuçiqi u paska thënë serbëve se “ nga Beogradi do të ni.seni deri në Tiranë dhe askush s’do t’ju ndalë”. Ne po iu themi se nëpër Kosovë veç nëse bëhen miza mund të kalojnë, ndryshe jo. Për rrugë tjera është punë e tyre. Por krejt këto po i mundë.son Edi Rama, i cili në fund të fundit vetëm sa po e vazhdon traditën e paraardhësve komunistë të Shqipërisë që bënin” be e rr’fe” në Jugosllavinë. Rama, neve “malokët” shqiptarë të Kosovës, se si na ka bez.di, nuk ia mbushim syrin, përveç ndonjëri aty këtu, prandaj “duhet mbushur” Tiranën e Durrësin me serbë! O tempora! O mores!
Këta dy, Vuçiqi e Rama, po e bë.kan mini-shengenin në emër të së ardhmes, duke parë përpara e jo mbrapa! Shih, ti, sa mirë! Ndërsa për.ditë Serbia po e shpërfaqë haptas se kurdo që i vjen rasti do t’i shfarosë shqiptarët si dje edhe sot e nesër, si prej 1877/78 deri më 1999. Ai përditë po thotë se “Kosova është Serbi”, se krimet e gjenocidet kun.dër shqiptarëve jo veç që duhet të harrohen por edhe që nuk paska pasur kurrë diçka të tillë. Ai po pu.non e po flet përditë, si dje edhe sot e nesër për një “botë serbe”, njësoj siç kanë bërë 150 vitet e fundit! Kryeministri i Shqipërisë, jo vetëm po pajtohet me Vuçiqin për qëllimet e tij pan-ball.kanike, pan-sllaviste e neo-jugosllave, por i ekzaltuar po ia mundëson Serbisë dhe po ia lehtë.son rrugën drejt këtyre synimeve!
Krejt shtetet e Ballkanit dhe qytet.arët e tyre, përveç Kosovës, mund të lëvizin lirshëm kudo në Evropë, por kjo nuk i mjafton Edi Ramës, sepse ai me Vuçiqin e duan lëvizjen e lirë në Ballkan, kjo po u mungon?!
Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc si populli më i dis.kriminuar në Evropë nuk i bën përshtypje Edi Ramës. Nuk e ka dert pse Serbia në emër “ të te ardhmes pa kufij”, thjesht po bën spastrim etnik kundër tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *