Dorëzohet Ramiz Lladrovci, vendos foton e Osmanit, por ku e la fotografin e Hashim Thaçit?

admin 0

Dorëzohet Ramiz Lladrovci, vendos foton e Osmanit, por ku e la fotografin e Hashim Thaçit?

Gjatë ditës, kryetari i Drenasi, Ramiz Lladrovci postoj një fotografi në profilin e tij në facebook, ku mbrapa tij shihej ish presidenti, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë kishte thënë se nuk mund të dal dikush që ia heqë nga zyra.
“… nuk ka bir none që e zavendëson Hashim Thaçin”, ishte shprehur Lladrovci, duke sqaruar se në zyrën e tij e posedon edhe fotografinë zyrtare të Presidentes Vjosa osmani.
Megjithatë ajo nuk shihej në fotografin e postuar në facebook deri në një linjë të drejtpërdrejt të Lladrovcit në ATV, ku ai u shfaq me fotografin e Presidentes, Vjosa Osmani në vend të asaj të Hashim Thaçit.
Por ai nuk e ka larguar portretin e Thaçit.
“Unë jam deklaruar gjithmonë për respektim të Institucioneve të vendit, unë respektoj Institucionin e presidentes, tashmë fotografi e Osmanit është e vendosur në zyrën time, por kam edhe fotografin e Hashim Thaçit të ciline kam inspirim timin”, tha Ladrovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *