Dy nga reperët më të suksesshëm shqiptarë do sjellim bashkëpunimin që s’na e kishte marrë mendja kurrë

admin 0

Dy nga reperët më të suksesshëm shqiptarë do sjellim bashkëpunimin që s’na e kishte marrë mendja kurrë

Janë dy nga reperët më të suksesshëm shqiptarë, por e keni menduar ndonjëherë si do ishte një bashkëpunim mes tyre? E kemi fjalën për Mozzik dhe Ghetto Geasyn dhe nëse këta dy artistë bashkojnë forcat produkti do ishte hit i padiskutueshëm. Deri më sot nuk i kemi parë dy reperët bashkë në ndonjë dalje publike, apo të mbështesin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por, çfarë na bëri të dyshojmë është një video e publikuar nga Mozzik. Këtë mbrëmje autori i hitit “Madonna” ka publikuar një video ku më sfond dëgjohet kënga e Ghetto Geasy dhe Majk “Je t’aime”. “Përshënetje zotni”- ka shkruar ai duke etiketuar Getoarin, i cili ende nuk ka reaguar, të paktën publikisht.

Kujtojmë se projekti i fundit i Mozzik daton 5 muaj më parë kur ai në bashkëpunim me Getinjon solli ” El Chapo”. Kënga rezultoi shumë e suksesshme dhe prej atëherë Mozzik nuk ka lançuar asnjë projekt të ri. Megjithatë, ai ka premtuar se këtë vit do publikojë një album të ri, pasi bëri namin vitin e kaluar me “MozzArt”. Ai po ashtu po punon me Loredanën, ndonëse nuk ka ende detaje zyrtare rreth bashkëpunimit të tyre.
Sakaq, kënga e fundit e Ghetto Geasyt është bashkëpunimi me Majk me titullin “Hajde te baba”, që u publikua në muajin dhjetor të 2020. Kjo këngë është pjesë e albumit të tij të përbashkët me Majk, që mban titullin “Vaksina”, e që si duket do të vijë si shpëtim për këtë vit të vështirë. /Burimi: News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *