E FUNDIT: Njoftim i rëndësishëm për pensionistët

admin 0

E FUNDIT: Njoftim i rëndësishëm për pensionistët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton se ka shtyrë deri më 31 dhjetor 2021 afatin e lajmërimit për pensionistët, përfshirë përfituesit nga skemat e kategorive të luftës, në zyrat e administratës për pensionet.
Në komunikatë thuhet se kjo bëhet me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo nënkupton që deri në fund të dhjetorit, këto grupe nuk do të suspendohen nga pagesat.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2021 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2021, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2021 nuk do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *