E FUNDIT / Thellohet tragjedia e familjes Gjoka, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna

admin 0

E FUNDIT / Thellohet tragjedia e familjes Gjoka, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna

Thellohet tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna, si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre më 4 korrik.
Thellohet tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna, si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre më 4 korrik.
Ka ndërruar jetë Alketa Gjoka e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Pas shpërthimit gjetën vdekjen vajza e saj e madhe Daniela Gjoka 19-vjeçe dhe vajza e vogël Klarisa Gjoka 15 vjeçe.
Nëna dhe dy vajzat ndërruan jetë në Itali, ku u dërguan për ndihmë më të specializuar pasi ishin shtruar me herët tek djegiet plastike në Tiranë. Nga katër të plagosur, vetëm djali 12 vjeçari i familjes Gjoka arriti të kalojë gjendjen kritik edhe doli jashtë rrezikut për jetën nga djegiet.
Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *