E FUNDIT / Vjosa Osmani Merr Vendim Per Ta Shkarkuar Valdete Daken Nga KQZ.. E Meriton Nje Gje Te Tille Apo Jo ?

admin 0

E FUNDIT / Vjosa Osmani Merr Vendim Per Ta Shkarkuar Valdete Daken Nga KQZ.. E Meriton Nje Gje Te Tille Apo Jo ?

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka folur rreth deklaratave të fundit të Vjosa Osmanit ushtruese e detyrës së presidentit
Osmani, nëpërmjet një video-adresimi tha se po abuzohet me KQZ’në dhe se një gjë të tillë nuk do ta lejojë të vazhdojë më tutje Komentet e Osmanit erdhën pasi KQZ nuk certifikoi disa parti politike, përkatësisht lista të deputetëve përfshirë atë të VV’së në të cilën Osmani garon për deputete
Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre”, tha Osmani.
Por a ka të drejtë Osmani të shkarkojë Valdete Dakën, nga pozita e të parës së KQZ’së?
Ja çfarë thotë Baraliu:
“Çështjen e kompetencave të ushtruesit të detyrës së presidentit, Gjykata Kushtetuese në një vendim të saj e ka caktuar çka mundet dhe çka s’mundet. Aty janë të qarta por parimisht, në fakt çdo gjë që nuk është paraparë në atë vendim, i cili e zëvendëson Kushtetutën, nuk mund të bëhet, nga ushtruesi i detyrës për arsye se thjesht nuk janë paraparë detyrat me Kushtetutën e tanishme taksativisht detyrat se çka duhet të bëjë ushtruesi i detyrës përveçse afatit gjashtë mujor të zëvendësimit.
Nuk është e qartë, nuk është përpunuar sa duhet kjo çështje në Kushtetutë theksoi Baraliu
Pas një mbledhjeje maratonike me shumë debate dhe tensione Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi listat zgjedhore me emrat për deputetë të subjekteve politike Vetëvendosje Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit Kjo për faktin që në listat e këtyre partive politike figuronin akoma emra që kanë probleme me ligjin, apo janë të dënuar me formë të shkallës së prerë në tri vitet e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *