E rëndë/ Fundosen dy anije me emigrantë në detin Mesdhe, humbin jetën 39 persona!!

admin 0

Dy anije janë mbytur ditën e sotme në detin Mesdhe. Reuters shkruan se nga mbytjet e anijeve 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa deri tani janë shpëtuar 165 të tjerë. Kërkimet për emigrantët e tjerë që kanë rënë në det ende po vijojnë.

Anijet u mbytën teksa u përpoqën që të kalonin detin Mesdhe në ishullin italian të Lampedusa. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tuniziane, Mohamed Zekri tha se anijet me emigrantë ishin nga Tunizia, ndërkohë që emigrantët e vde kur ishin nga Afrika nën-Sahariane.

Deri tani me qindra emigrantë nga Afrika dhe Azia kanë humbur jetën në detin Mesdhe, teksa përpiqen që të kalojnë për në Evropë për një jetesë më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *