Shqiptari rr eh pri ftin në qendër të Bolonjës dhe e bën për spi tal

admin 0

E rëndë në Itali/ Shqiptari rre h priftin në qendër të Bolonjës dhe e bën për spital

Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar ka ndodhur të premten në mesditë në Bolonja. Një 35-vjeçar ka sulmuar një prift pranë kishës së tij. ANSA shkruan se kleriku 54-vjeçar u godit nga shqiptari, pas një debati verbal që të dy patën me njëri tjetrin.
At Domenico Vittorini, kreu i bazilikës së San Giacomo, u dërgua në spital ku i është nënshtruar ekzaminimeve, ndërkohë identiteti i shqiptarit ende nuk dihet.
Mësohet se ai është një person me rekorde kriminale dhe i trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor. 35-vjeçari është arrestuar dhe pritet që të japë dëshminë e tij se pse e ka goditur At Vittorinin.
g.kosovari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *