Enver Hoxhaj i drejtohet Albin Kurtit Pres që ta Kthesh Kufirin në Çakorr

admin 0

Enver Hoxhaj i drejtohet Albin Kurtit:”Pres që ta Kthesh Kufirin në Çakorr”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pret nga i pari i VV-së i cili me gjasë do të bëhet kryeminstër, Albin Kurti, që ky i fundit ta kthejë kufirin e Kosovës në Çakorr dhe Zhleb.Kjo për shkak se Kurti kishte protestuar kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, duke hedhur edhe gaz lotsjellës partia e tij në Kuvend.
“Ne presim prej Kurtit që të ofrojë platformë, që ta kthejë kufirin në Cakorr dhe Zhleb. Sikurse ka kundërshtuar më 2016…”, është shprehur Hoxhaj.Tutje, ai tha se nëse Kurti takohet me Vuçiqin për dialog, pret që t’i përmbush disa kushte që Kurti, sipas Hoxhajt, i ka vendosur në mënyrë publike.“Unë pres Kurtit që para se të takohet me Vuçiqin unë pres që t’i përmbush kushtet që i ka vendosur në mënyrë publike”, shtoi Hoxhaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *