Enver Hoxhaj ‘Ofendon’ Prap Vjosa Osmanin:”E Ke Shk’atrruar Politikën Në Kosovë”

admin 0


Enver Hoxhaj ‘Ofendon’ Prap Vjosa Osmanin:”E Ke Shk’atrruar Politikën Në Kosovë”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka ripërsëritur qëndrimin se kjo parti nuk e përkrahë Vjosa Osmanin për presidente. Sipas tij janë disa arsye pse Vjosa Osmani, sipas PDK-së nuk duhet të jetë presidente.Ndër arsyet që ka përmendur Hoxhaj janë se vlerëson se Vjosa Osmani është figurë jo unifikuese dhe përçarëse.

“Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse. Ajo tani e disa vite ka qenë politikane që karrierën e saj politike e ka ndërtuar përmes përçarjes në skenën politike të Kosovës dhe duke vepruar çdo herë kundër parimit të unitetit në vendin tonë. Ajo është kandidate partiake jo konsensuale — Vetëvendosja, si e para në zgjedhje, nuk po synon ta zgjedh Presidentin me konsensus, ashtu siç do të duhej të ishte në interes të vendit. Ajo është treguar e njëanshme — Gjatë kohës sa ka qenë u.d. e Presidentes, znj Osmani nuk e ka përfaqësuar Institucionin e Presidencës si figurë mbi partiake, por përkundrazi ka përdorë zyrën e Presidencës për të krijuar një parti politike që t’i bashkohet listës së Vetëvendosjes për të garuar në zgjedhje”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *