Filozofi slloven Slavoj Zizek: I lutem Zotit që Bosnja të ketë një Albin Kurti si udhëheqës

admin 0

Filozofi slloven Slavoj Zizek: I lutem Zotit që Bosnja të ketë një Albin Kurti si udhëheqës

Njëri nga i filozofët aktual më prominent në botë, slloveni Slavoj Zhizhek, ka folur në terma superlativë për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë për mediumin boshnjak N1, teksa ka folur për çështje të cilat aktualisht po zotërojnë skenën politike globale, me theks të veçantë zhvillimet në Afganistan, Slavoj Zhizhek, pa margjinalizuar edhe proceset politike që po përshkojnë arealin e Ballkanit, përfshirë Bosnjën e Kosovën.
Sipas sllovenit, projekti politik që po e implementon Albin Kurti është fundamentuar mbi premsia të forta të demokracisë sociale, feminizmit dhe lëvi zjeve të reja shoqërore, të cilat ai i konsideron pozitive.
Më tutje filozofi, Kosovën e ka portretizuar si një shembull ku vlerat modernizuese po aplikohen pa iu nënshtruar ndonjë pres’ioni të jashtëm, siç rëndom ndodhë në një numër të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit e gjetiu.
“Kosova mund të jetë një model, jo që modernizimi të pranohet si rezultat i një presioni”, tha ai për mediumin N1.
“Nëse do të isha besimtar, do të lutesha ditë e natë Zotit që diçka e ngjashme të jetësohej në Bosnjë dhe Hercegovinë. S’është aspak dobiprurëse mënyra që Evropa t’ju dërgojë emisar supervizues, që ndan mësime me ju – nuk ka asgjë që Evropa liberale të na mësojë këtu. Miku im Mladen Dolar 25 vjet më parë tha se Ballkani, mbi të gjitha Bosnja, funksionon si një Evropë liberale ‘e pavetëdijshme’. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky është një rajon primitiv ku realizohen pasionet e Evropës, por është një rajon në të cilin Evropa projekton traumat e saj nacionaliste”, u shpreh Zhizhek për N1.
Së këndejmi, Zhizhek, gjatë intervistës së tij, ka shkëputur një episod të bashkëbisedimit të tij me Kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *