“Gjumi nuk është sëmundje ngjitëse”, këshilla e Veliajt për kolegët e PD

admin 0

“Gjumi nuk është sëmundje ngjitëse”, këshilla e Veliajt për kolegët e PD

Drejtuesi politik për Tiranën i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, teksa deklaroi se kjo forcë kishte arritur një super rekord në Krrabë dhe Shëngjergj, deklaroi gjithashtu se PS është në avantazh në të gjitha njësitë e Tiranës. Megjithatë Veliaj tha se mezi priste që numërimi të vazhdonte me ritme të shpejta. E në këtë pikë, ai nuk e kurseu ironinë për palën kundërshtare.
“Ne jemi në avantazh në të gjitha njësitë e Bashkisë së Tiranës, dhe mezi pres të vazhdojë numërimi me ritmet me të cilat ka nisur. Kemi pasur një humbje kohe në këto 48 orë, me justifikime që duam të flejmë gjumë, ose nuk që nuk punojnë dot më shumë se dy orë rresht, edhe për ambasadorët ishte e çuditshme. Kështu që nuk ka asnjë arsye përse kjo puna e gjumit të kthehet në një barsoletë edhe pas fushatës. Kështu që këto muhabetet me gjumë e me punë i mbyllën si diskutime fushate po tani të vazhdojmë dhe me numërimin. Me këto lloj alibish kjo nuk shkon. Gjumi nuk është sëmundje ngjitëse, është vetëm një orar ku ti pushon, por nuk mundet të jetë gjithë ditën, gjithë drekën, edhe gjithë pasditen. Kështu që mezi pres që dhe kolegët e PD, të vazhdojnë, të shërbejnë, të mos e ndërpresin, meqë ka nisur mirë numërimi edhe në njësitë urbane. Tani që pjesë e njësive rurale ka mbaruar, ndoshta disa prej numëruesve të tyre që kanë mbaruar numërimin në këto njësi, do të duhet të ndihmojnë në njësitë e tjera dhe të zëvendësojnë kolegët e tyre që lodhen më shpejt. Është shumë e rëndësishme që të mos e kthejmë në barsoletë këtë momente”./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *