Greqia tallet me shqiptarët, dje thanë se e hapën, sot e mbyllin Kapshticën. Ja çfarë po ndodh sot atje(Video)

admin 0

Greqia tallet me shqiptarët, dje thanë se e hapën, sot e mbyllin Kapshticën. Ja çfarë po ndodh sot atje(Video)

Greqia vijon të aplikojë rregulla dhe qëndrime të ndyshme sa i takon hyrjes së shqiptarëve drejt vendit fqinj, ku ndryshe nga sa u tha dje, Kapshtica mbetet e mbyllur.
Në këtë pikë të kalimit kufitar, lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale, në përputhje me rregullat që kanë qenë në fuqi sa i takon testit negativ të antigjenit apo aplikimit të dy dozave të vaksinës. Numri maksimal i personave që lejohet të kalojnë në këtë pikë kufitare është 400.
Ndërkohë që sa i takon Kakavijës, gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj raporton se situata është e qetë, ku lejohet të kalojnë dhe persona për qëllime familjare apo turistike, me kushtin që të kenë plotësuar formularin Plf, të kenë një test negativ të Covid, të kryer në 72 orët e fundit, ose të kenë marrë dy doza të vaksinës.
Sa i takon va ksinave që njihen nga Greqia, ato përfshijnë edhe va ksinën kineze apo ruse, që nuk janë miratuar ende zyrtarisht nga EMA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *