Grida Duma : Kemi një rritje me 30-50 përqind, nuk e prisnim që të kishim një rezultat të tillë në

admin 0

Grida Duma : Kemi një rritje me 30-50 përqind, nuk e prisnim që të kishim një rezultat të tillë në

Në një komunikim për mediat, Grida Duma theksoi se deri tani rezultatet në Kavajë, janë në favor të Partisë Demokratike.Kandidatja e Partisë Demokratike në Kavajë, tha se surpriza sipas saj mbetet Rrogozhina, edhe pse nuk është njohur si bastion i PD-së, rezultatet janë pozitive për këtë forcë politike.“Shqiptarët kudo kanë votuar Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim, ky është fakt që nuk ç’bëhet më. Në Kavajë dhe Rrogozhinë, kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit, të atyre që quhen njësitë administrative apo ish-komuna, të cilat kanë një rezultat të cilin gati, gati nuk e prisnim.

Ka bastione si Golemi, të cilat Partia Demokratike ka një rritje midis 30 dhe 50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40%. E pra, nuk e imagjinonim që do t’i drejtoheshim qytetit, Kavajës apo Rrogozhinës me një rezultat të tillë.
Pa asnjë dyshim, shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin dhe presim që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren që në fund të këtij numërimi duhet të jetë në fakt i merituar dhe e duhura për shqiptarët.
Janë momente në të cilat padyshim komisionerët, djem e vajza, strukturat e Partisë Demokratike, numëruesit padyshim, janë 24 orë pa gjumë, por plotësisht të vendosur që të numërojnë deri në votën e fundit pa humbur asgjë nga ajo që shqiptarët kanë votuar për një rezultat fitore deri në fund.
Do të jetë dhe padyshim do të jetë një rezultat i një fitore të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin”, tha Grida Duma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *