“Grua E Hekurt Dhe E Pathy.Eshme”, Blakaj Ka Disa Fjalë Për Ata Që Po E Ofendojnë Vjosa Osmanin

admin 0

“Grua E Hekurt Dhe E Pathy.Eshme”, Blakaj Ka Disa Fjalë Për Ata Që Po E Ofendojnë Vjosa Osmanin

Nuk janë të rralla fyerjet dhe ofendimet që i janë bërë u.d së presidentit, Vjosa Osmani.
Një deklaratë e Agim Veliut ndaj saj u komentua shumë ditë më parë.
Ndërsa tani, lideri i AAK-së, që është pretendent për postin e kreut të shtetit, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të dobët Osmanin.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Osmani është politikane e rrallë, një patriote dhe intelektuale, një grua e hekurt dhe e pathyeshme.
“Vjosa Osmani është një politikane e rrallë që tejkalon përmasat partiake. Ajo është një patriote, intelektuale dhe mbi të gjitha një grua e hekurt dhe e pathyeshme ndaj çdo situate apo fortune politike”, është shprehur ai.

Sipas Blakajt, duke qenë e tillë me mbështetje të madhe nga populli, Haradinaj është frikësuar dhe ka bërë kritika të tilla dhe ofen dime.
“Duke qenë e tillë, zonja Osmani sot gëzon një simpati dhe mbështetje të madhe gjithë popullore, duke u bërë kështu gruaja më e votuar në Kosovë. Ky realitet politik siç duket i ka frikësuar dukshëm kundërshtarët politikë të cilët në vend të gjuhës së argumentit, po lëshohen me kri tika dhe ofen dime të ulëta ndaj u.d. e presidentit të Kosovës”, ka vlerësuar ai.
Ai shton se fatkeqësisht, kjo formë e diskursit publik është shndërruar në kulturë dhe normalitet dhe po e degradon të ardhmen politike në vend.
“Kjo formë e diskursit publik fatkeqësisht është shndërruar në „kulturë“ apo „normalitet“ të politikbërjes kosovare dhe kësisoj po e degradon të ardhmen politike të vendit tonë”, ka deklaruar Sami Blakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *