Haradinaj: Do ta bëj sheshin e yjeve në Prishtinë si në Los Angeles, duke filluar nga Dua Lipa

admin 0

Haradinaj: Do ta bëj sheshin e yjeve në Prishtinë si në Los Angeles, duke filluar nga Dua Lipa

Kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj, ka një ide ndryshe për sheshin më të frekuentuar të Prishtinës.Në fakt ideja vjen nga Los Angeles nga blloqet e bulevardit ku zë vend “Hollywood Walk of Fame” me më shumë se 2690 të famshëm, njofton Klan Kosova.
Por, në rast se vjen në pushtet Haradinaj, sheshi i Prishtinës do të ketë disa emra me famë ndërkombëtare e disa të tjerë vendorë.
“Këtë shesh [Ibrahim Rugova] e kam quajtur “Sheshi i Yjeve” që të paktën krejt yjet e sportit dhe të kulturës do ta kenë vendin e vet në këtë plato, prej këtu e deri te Grandi. Do ta kenë emrin prej Dua Lipës, Rita Orës, Nexhmije Pagarushës dhe të artistëve të tjerë që i kanë bërë nder kombit tonë. Sikurse në Los Angeles. Nuk është kosto, por është një kulturë që ne i vlerësojmë artistët dhe krijuesit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare”.
Haradinaj ka thënë se pikërisht në këtë shesh e kanë vendin edhe tri medaljistet e xhudos të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se lista e tij e kandidatëve për asamble është e kombinuar dhe se brenda saj janë të gjitha vlerat.
“Kam qejf me ditë qytetarët që nuk janë premtime, por punë që realizohen. Ata që më njohin e dinë që kur them diçka, ajo punë bëhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *