Haradinaj e nis mëngjesin e Bajramit duke shpërndarë ëmbëlsira për policët

admin 0

Haradinaj e nis mëngjesin e Bajramit duke shpërndarë ëmbëlsira për policët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mëngjesin e Fitër Bajramit e ka nisur me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.
Në rrjete sociale, Haradinaj ndau fotografi duke shpërndarë ëmbëlsira për policët e Kosovës.
“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.
Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë.
Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj.
Urime Festën!”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *