Hoti:LDK E Ka Fajin Që Ekziston Lëvizja Vetëvendosje

admin 0

Hoti:LDK E Ka Fajin Që Ekziston Lëvizja Vetëvendosje

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në tubimin zgjedhor në Prishtinë është ankuar se në këto zgjedhje nuk pati konfrontim të programeve qeverisëse mes partive.Ai tha se e vetmja ishte LDK-ja që e prezantoi atë para qytetarëve në secilin vend të Kosovës, njofton Klan Kosova.“E kam pritur me padurim që të dal përballë kundërkandidatëve të tjerë dhe të ballafaqojmë programet. S’kanë pasë guxim as me dalë, por as s’kanë pasë çka të prezantojnë. Njëri është endur rrugëve me megafon në dorë, tjetri i ka lexuar si ia kanë shkruar dhe kur e kanë pyetur se si do ta bësh këtë ka thënë se nuk e di se ia bën dikush tjetër.

Pra, krejt kjo fushatë është bërë pa u ballafaquar programet. E vetmja është LDK-ja që ka prezantuar program, dhe ky është një argument i fuqishëm që kemi me marrë mbështetje të dielën”.Ai këtë herë ka qenë më i ashpër ndaj Vetëvendosjes duke thënë se është edhe “fajtor për ekzistencën e saj”.“Në lëkurën time jam përballë me këta njerëz që 15 vjet. Që nga viti 2006 kur kam filluar të punoj me institucionet e Kosovës. Por, s’kanë qenë të shpërfaqur. Kanë krijuar kauza të rrejshme. E kanë përdorur kauzën e planit të Ahtisaarit duke i nxjerrë njerëzit në rrugë. Dy qytetarë janë të vrarë për një kauzë të rrejshme. Ai plan ka sjellë pavarësinë e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *