Ikja e Berishës mbyll një epokë në Shqipëri Shpëtim Nazarko Kjo histori do të mbyllet shumë shpejt

admin 0

Ikja e Berishës mbyll një epokë në Shqipëri Shpëtim Nazarko Kjo histori do të mbyllet shumë shpejt
Analisti Shpëtim Nazarko duke iu bashkuar diskutimeve në lidhje me faktin nëse do të largohet apo jo nga Kuvendi ish-kryeministri, deklaroi se largimi i tij do të mbyll një epokë në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Nazarko tha se historia e ikjes së Berishës do të jetë shumë e shpejtë, sipas tij prozaike. Mes të tjerash ai tha se
“Dëgjova sot Bamir Topin, që brenda atyre marifeteve që prodhon politika shqiptare tha; PS i intereson që Berisha të jetë në sallë. Ajo e Bamirit nuk ishte sofizëm. Ikja e Berishës mbyll një epokë në Shqipëri. Se dënoj dot Berishën dhe Nanon. Nanon dhe Berishën do i quaja si intelektualë që erdhën në ato kohëra me dëshpërim. Ai si doktor që ishte kishte pak mish më shumë në frigorifer Kjo kakofoni po mban peng një gjë të rëndë në Shqipëri. Asnjë s’do të mbajë peng asgjë nga dy fajet që mund të çojë nesër në gjenocid. Ne merremi me regjimin e Enver Hoxhës, por ka dhe njerëz tani që janë vrarë për pronën. 10 mijë veta kanë vdekur për pronat. 4 mijë kanë humbur gjatë Piramidave. Ne po ngulojë duke marrë shumë në analizë Berishën. Para se të mbyllej sezoni, e dija se s’do të kishte histori të madhe me Berishën. Unë besoj se PD, Basha me gjithë arsenalin që ka nga pas, pasi ai ka mekanizmat. Kryetari i partisë që ka pas Amerikën, segmente të mëdha, të ‘heq qafe’. Historia e Berishës do të mbyllet shumë më shpejt se sa mendojmë ne, jo me seancën e parë të Kuvendit, por do mbyllet. Do të jetë një ikje prozaike, copa-copa. Ajo që mund të na interesojë është se; a do të vijë njeri këtu një njeri që të ngrejë këto çështje; që ngelëm pa territor, 10 mijë veta humbën jetën për pronat.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *