Ilir Meta shkαrkon kοmisionerët e LSI-së gjatë nαtës, dyshοn se janë bΙerë nga Rama dhe Basha

admin 0

Ilir Meta shkαrkon kοmisionerët e LSI-së gjatë nαtës, dyshοn se janë bΙerë nga Rama dhe Basha

BANDA E METËS DHE MONIKËS PREK FUNDIN, NUK GJEN DOT KOMISIONERË TË BESUESHËM NË ZGJEDHJE, I NDRYSHOI GJATË NATËS PËR SHKAK TË DYSHIMEVE SE JANË SHITUR TEK PD DHE PS
Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila tashmë është vetëm Lëvizja e Zarfit, banda plaçkitëse me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, po kalon ditët më të vështira që nga themelimi i saj.
Për herë të parë, për shkak të braktisjes masive, Meta dhe Kryemadhi nuk po gjejnë dot komisionerë për t’u përfaqësuar në 5199 qendra votimi. Në shumë qendra votimi, Meta dhe Monika janë detyruar të caktojnë si komisionerë personazhe jo të besueshëm dhe që lëvizin sa në një parti në tjetrën sipas interesave të momentit.

Në këto rrethana, gjatë natës, disa orë para hapjes së qendrave të votimit, Ilir Meta ka shkarkuar dhjetëra komisionerë të LSI, pas dyshimeve se janë blerë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. KQZ dhe KZAZ-të janë befasuar kur janë njohur me kërkesën e LSI për ndryshimin e komisionerëve në minutat e fundit, pasi ata janë trajnuar për administrimin e procesit të votimit.
Ndryshimet më masive të komisionerëve të LSI kanë ndodhur në Qarkun e Korçës, për shkak të dyshimeve sa ata janë blerë dhe punojnë pas krahëve për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, të cilat kanë një pakt të pashkruar për të shkrirë LSI në këto zgjedhje.
Ndryshimet nuk kanë munguar as në qarqe të tjera si në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë etj. Një shqetësim edhe më i madh për Metën dhe Monikën janë numëruesit.
Krahas operacionit për blerjen e votave, për të siguruar disa mandate për të hyrë më pas në pazare për pushtet, Meta ka angazhuar të besuarit e tij për të monitoruar edhe lëvizjet dhe flirtet e numëruesve të LSI,

për shkak të frikës se mund të blihen nga njerëzit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të cilët në këto zgjedhje janë po aq të bashkuar sa në zgjedhjet e 2017. Numëruesit që skedohen si të dyshuar, shkarkohen dhe zëvëndësohen menjëherë me urdhër të Metës.
Në një raport të posaçëm për Kuvendin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka theksuar se rreziku kryesor për zgjedhjet është ndryshimi i komisionerëve në minutat e fundit, pasi ata janë trajnuar për procesin zgjedhor.
Komisionerët e ri të propozuar janë të patrajnuar dhe shkatërrojnë procesin zgjedhor, sipas KQZ.
Megjithatë, Ilir Meta vijon ndryshimin e komisionerëve të dyshimtë edhe pasi ka nisur procesi i votimit.
Sotnë terren për monitorinin e procesit zgjedhor janë edhe 27 grupe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *