Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, o Veton Surroi mos harro se ishe dikur argat i Jugosllavisë

admin 0

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, o Veton Surroi mos harro se ishe dikur argat i Jugosllavisë

Adil Behramaj, dikur këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi publicisti, Veton Surroi, tha se Thaçi kishte u zurpuar dialogun Kosovë-Serbi dhe dëmet që i shkaktoi ai janë të mëdha.
Lidhur me këtë Behramaj tha se Surroi ka rënë shumë poshtë nga ambiciet për president dhe kryediplomat.Behramaj nëpërmjet një postimi në Facebook tha se Surroi edhe me argatëri e ka ulur tepër nivelin, gjersa shtoi se ai ishte dikur argat i Jugosllavisë, pas l uftës, argat i Hashim Thaçit.
Shumë poshtë ka rënë Surroi nga ambiciet për president e kryediplomat. Edhe me argatëri e ka ulur tepër nivelin. Dikur argat i Jugosllavisë. Pas luftës, argat i Hashim Thaçit. Tash po kënaqet edhe si argat i Besnik Bislimit.
Paska folur diçka edhe për presidentin dhe njerëzit e tij, duke harruar që 90 % e këtij “Grupit të ekspertëve” të Qeverisë Kurti janë po të njëjtit që ishin edhe me Hashim Thaçin.
Me dy ish-këshilltarë dhe dy ish-ambasadorë të Thaçit, Surroi tashmë është në të njëjtin ekip. Por, në drejtimin kah janë nisur, Vetëvendosjes së shpejti edhe emrin do ia bëjnë UJDI.
Nëse marrëveshjet iu duken problematike, këshillojeni Kurtin le t’i anulojë të gjitha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *