Ja si lindën konfli ktet mes Dhurata dhe Kudret Saliajt, zbar dhen dekla rimet e aut orit

admin 0

Ja si lindën konfliktet mes Dhurata dhe Kudret Saliajt, zbardhen deklarimet e autorit

Konfliktet prej një viti për çështje tradhtie bashkëshortore e dhune në familje mes çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj janë zanafilla e ngjarjes së rëndë.
Ndarja së fundmi e vajzës me babain e 3 fëmijëve, ka agravuar situatën në familje, të cilës dje i dha fund 53-vjecari Mexhit Picari duke ekzekutuar me armë zjarri ish-dhëndrin e tij. Pas krimit ai ka hedhur pistoletën tip TT në lumin Lana, e cila u gjet nga forcat RENENA. Krisja e marrëdhënies mes çiftit nisi ditën e 2 tetorit.
Dhurata Saliaj në atë kohë mësohet të ketë deklaruar për mediat se këtë ditë ka marrë leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas saj, kaq ka mjaftuar që bashkëshorti Kudret Saliaj ta akuzonte se kishte shkuar me të dashurin. Sikur të mos mjaftonte 43-vjeçari ka ngritur gjithashtu akuza ndaj ish-gruas së tij edhe për dhunë fizike e psikoogjike ndaj 3 fëmijëve të saj, ndonëse kjo e fundit i ka mohuar ato. Në muajin e “errët” të familjes Saliaj 32-vjeçarja është hetuar në arrest shtëpie për dhunë në familje.
Ndër të tjera Dhurata Saliaj ka shtuar se fëmijët qëndronin me babanë e tyre, të cilët ky i fundit nuk i lejonte ta takonin. “Dhurata Saliaj: 2 Tetor, ka qenë ditë e premte. Babai im kishte datëlindjen atë ditë. Ngrihem në mëngjes në orën 06:30 bëhem gati për të dalë për në punë. I them burrit nuk jam për punë sot se jam shumë e sëmurë i them, duhet të shkoj në spital. Ai më thotë shko se s’të gjen gjë ty, shko në punë. Kam pasur marrje mendsh, kisha të djersitura, nuk e kisha trupin në rregull fare”, mësohet të ketë treguar ajo.
Deklarata pas arrestimit të 53-vjeçarit
Pas shoqërimit në komisariat 53-vjeçari Picari është shprehur se së fundmi mbante armë me vete pasi sipas tij duhet të ruhej nga kërcënimet e vazhdueshme të ish-dhëndrit. Ndërsa ka shtuar se ky i fundit ditën e djeshme teksa janë përballur pak para nisjes së seancës gjyqësore ka ofenduar vajzën e tij dhe për këtë arsye e ka qëlluar. Më pas ai thekson se armën e ka hedhur në lumin Lana.
“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shohë fëmijët ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtëpia dhe tek biznesi disa here. Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armen me vete. Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në gjykatë sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës”, ka thënë Picari.
Qëndrimet e mëparshme
Autori babai i Dhurata Saliajt ka folur më herët dhe në një emision televiziv mbi konflikte vajzës me dhëndrin. Ai ka treguar gjithashtu se ish-dhëndri pas ndarjes nga vajza për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se ajo e tradhtonte, shpesh i kishte kërcënuar e u kishte ushtruar presion. Ndër të tjera ai ka pretenduar se Kudret Saliaj ushtronte dhunë ndaj vajzës, e për këtë arsye i ka kërkuar që të kthehej te shtëpia e prindërve.
“Më tha që “nuk vij më në shtëpinë tënde se goca ka ikur vetëm në spital”. I thashë pse, jemi në 2020 si ikën? Ti e ke çuar në punë vetëm, po të ishe aq xheloz gocën mos e çoje në punë. “Jo, unë nuk e dua më, unë do t’ju vras”. E tha dhe këtë, më bëri presion psikologjik dhe kërcënim. Mua më bëri presion këtu. Bëri kërcënim, më tha unë do t’ju vras, do t’ju bëj, do t’ju kthej nëse ju tentoni të bëni ndonjë gjë. Thashë nuk e do, nuk e do, por kështu si e keni bërë ju, nuk është mirë që ta rrihni, ta mbani, se e kishin rrahur 15 ditë më përpara dhe unë nuk kisha dijeni”, mësohet të ketë treguar ai.
Ndër të tjera 53-vjeçari i cili para një viti ka qenë në detyrën e policit, ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza, me të cilat ai dyshonte se viktima kishte lidhje jashtë martesore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *