Joe Biden betohet si President i Amerikës, jep premtime të mëdha: Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta kaluar këtë

admin 0

Joe Biden është betuar si President i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ceremoninë e inaugurimit që po zhvillohet në Uashington.

“Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë historie dhe shprese”, ishin fjalët e para të Joe Biden si President i SHBA-së.

Në fjalimin e tij historik, Presidenti i 46-të amerikan foli edhe për su lmet në Kongresin amerikan dy javë më parë nga mbështetësit e Donald Trump.

“Sot ne po festojmë triumfin jo të një kandidati të vetëm, por të një kauze, kauzës së demokracisë. Ne përsëri mësuam se demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë, dhe në këtë moment, demokracia mbizotëroi. Në këtë tokë, ku disa ditë më parë ku dhuna tentoi të trondiste themelet e Kongresit, ne bëhemi së bashku si një komb i pandashëm për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç kemi bërë për më shumë se 2 shekuj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *