Kërcënoi Kosovën/ Kjo është thirrja për Edi Ramën: Shqipëria ta tërheq njohjen ndaj Serbisë

admin 0

Kërcënoi Kosovën/ Kjo është thirrja për Edi Ramën: Shqipëria ta tërheq njohjen ndaj Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikolla Sekakoviq, ka deklaruar se Beogradi po e mban detyrimin që të përmbahet nga fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.
Kryediplomati serb kërcënoi se nëse Kosova do ta nisë fushatën e mbërritjes së njohjeve të reja, “ne e dimë se çfarë të bëjmë”.
“Marrëveshja e Ëashingtonit krijoi një zotim që Beogradi nuk duhet ta drejtojë ndonjë fushatë “çnjohjeje” dhe që Prishtina të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ose të drejtojë ndonjë fushatë të re për njohje. Ne po i përmbahemi detyrimeve tona dhe do t’i mbajmë ato, dhe nëse ato shkelen nga ana tjetër ne e dimë se çfarë të bëjmë”, u shpreh Nikolla Selakoviq.
E përballë kërcënimeve të Serbisë, analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu, për gazetën “Bota sot” thotë se Serbia tashmë e ka humbur luftën përballë Kosovës.
“Kosova përballë kërcënimeve të Serbisë se ajo do të fillojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës nëse Kosova fiton njohje të reja duhet ti përgjigjet me dinjitetin e fitimtarit. Serbia le ta bëjë luftën e vet që e ka humbur me kohë, luftën që nuk e fitoi dot. Por Kosova e humbur me luftë nuk fitohet prej Serbisë me çnjohje por vetëm me luftë”, thotë Shahu për “Bota sot”.
“Serbia po të ketë dinjitet ia nis luftën kundër Kosovës që të përballet dhe njëherë me ata që e çliruan Kosovën. Lufta sot nuk bëhet me armë serbe të shekullit të 19, nuk bëhet sot lufta se nuk ka budallej në Serbi që të vijnë me vdekë për Vuçiqin në Kosovë.
Sepse ende Serbia i ka te reja varret e të rënëve të saj në Kosovë. Lufta me fjalë e propaganda me çnjohje nuk ia kthejnë asnjëherë Kosovën Serbisë”, shton analisti Shahu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *