“Kjo Është E Turpshme, Go.disni Pa Mëshirë”. Kryem.inistri Rama ‘Vë Duart Në Kokë’ Dhe Paralajmëron: Në Muajin SHTATOR Do…

admin 0

“Kjo Është E Turpshme, Go.disni Pa Mëshirë”. Kryem.inistri Rama ‘Vë Duart Në Kokë’ Dhe Paralajmëron: Në Muajin SHTATOR Do…

Kryemi.nistri Edi Rama ka dhënë urdhrin e prerë para drejtorëeve të Poli.cisë së Shtetit që të godasin pa mëshirë. Rama dekl.aron se një ndër objektivat kryesorë ku është e angazhuar poli.cia është edhe operacioni i prishjes së ndërtimeve pa leje , i cili rinis sërish në shtator. “Të gjithë ju duhet të godisni pa asnjë mëshirë. Operacioni i nisur dhe i ndërprerë përkohësisht për shkak të sezonit që do të vazhdojë në shtator duhet të jetë permanent deri në fund për shembjen e të gjithë ndërtimeve pa leje. Një gjë dua ta ritheksoj, leximi i vëmen.dshëm i Kodit Penal thotë se pas çdo ndërtimi pa leje ka një përgjegjësi penale. Nuk ka rëndësi nëse u kap tani apo nesër.
Nuk mund të shkohet në territorin e bregdetit të konsumohet gjithë ajo energji, ajo kohë dhe në fund kostot ti marrë shteti dhe populli edhe për të pastruar inertet. Pas çdo ndërtimi pa leje ka persona që Kodi Penal thotë se duhet të shkojnë në burg. Një zinxhirë i tërë. Madje thotë jo iniciatorët, investitorët, jo pronarët, por çdo person i përfshirë në ndërtim pa leje është subjekt i ligjit,” theksoi kreu i qeverisë. Një prioritet tjetër i policisë sipas kryeministrit është edhe standardi unik. Rama nënvizoi se policia nuk mund të operojë me dy standarde. Gjithashtu, kreu i qeve.risë shton se duhet të forcohet kontrolli mbi territorin. “Prioritet numër tre i po.licisë së shtetit është standardi unik në respektimin e ligjit. Nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin ligj. Policia duhet të jetë pasqyra e këtij fakti.
Ça do të thotë që 28 mijë kilometra katrorë nuk u kontrollokan metër për metër për të gjitha aktivitete abuzive që bëhen haptas. Unë jam me ju kur vjen fjala për uljen shifrave të kriminalitetit që do durim dhe bëhet me gradualisht. Një nga policitë më të fuqishme në botë në SH.BA përballet çdo ditë me vrasje. Në këtë pikë jam me ju, jo me moralistët. Ndërsa në pikën e kontrollit mbi territorin të veprimtarive që bëhen haptas më vjen keq por jam kundër kujtdo ndër ju që e justifikon këtë si një gjë të natyrshme. Kjo është e shëmtuar dhe e turpshme. Nuk jemi mbledhur këtu të bëjmë bilance suksesi. Jemi këtu për të vënë gishtin në ato plagë që ju drejtuesit e rinj duhet ti kuroni,” deklaoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *