KJO NUK PRITEJ – Edi Rama Ka Përgjuar Në Telefon Albin Kurtin !!!

admin 0

KJO NUK PRITEJ – Edi Rama Ka Përgjuar Në Telefon Albin Kurtin !!!

Tema kryesore e ditëve të fundit në Shqipëri ka qenë zbulimi i madh që ka bërë portali Lapsi.al për monitorimin apo përgjimin e mbi 1 milion qytetarëve të Shqipërisë nga ana e Partisë Socialiste në krye me Edi Ramën.Këto të dhëna personale i kanë mbledhur aktivistët e PS të cilët tashmë po quhen edhe patronazhist.
Partia Socialiste kishte krijuar një databazë në të cilën ka të dhëna personale të qytetarëve të Shqipërisë. Duke filluar nga numri i kartës së identitetit, numri i telefonit, adresa e banimit, preferencat apo mbështetja për subjekte të caktuara politike e të dhëna të tjera konfidenciale janë të paraqitura detajshëm në databazën e PS.Sipas Lapsi.al ka dyshime se të dhëna personale të qytetarëve janë marrë edhe nga databaza shtetërore E-Albania e cila databazë është vënë në shërbim të partisë në pushtet dhe patronazhistëve të cilët mbushin të dhënat apo krijojnë ide të përafërt të bindjeve politike të secilit qytetar që ka emrin në databazën e E-Albania.
Përveç miliona qytetarëve shqiptar që janë përgjuar, në listën e përgjimeve gjendet edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.Patronazhistët e kryeministrit Edi Rama, kanë përgjuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, pasiqë dihet se ky i fundit ka edhe shtetësinë e Shqipërisë.

Patronazhist i kryeministrit Kurti është aktivisti i Partisë Socialiste, Namir Kalemaj. Ai ka mbledhur të dhënat personale të kryeministrit të Kosovës, z. Kurti, në të cilat përfshihet data e lindjes, atësia dhe preferencat politike.Megjithatë vërehet se patronazhisti Kalemaj nuk ka mundur të identifikoj preferencat politike të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në atë rubrikë ka shënuar fjalën “PA INFORMACION”.
Kohëve të fundit eksponentë politik të Partisë Socialiste në Shqipëri por edhe opozita në Kosovë kishin krit.ikuar Kurtin për vizitat e tij në Shqipëri, duke thënë se Kurti po ndërhyn në zgjedhjet e brendshme në Shqipëri.Se a duhet të konsiderohet ndërhyerje e brendshme në çështjet e Kosovës, përgjimi i bërë ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës nga ana e Partisë së Edi Ramës, mbetet që të vlerësohet nga klasa politike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *