Kosovarja që punon striptiste në Amerikë: Mu nuk ma nin! (Video)

admin 0

Kosovarja që punon striptiste në Amerikë: Mu nuk ma nin! (Video)

Ka 4 vjet që jeton dhe punon në Los Angeles. Është Albina Islami nga Vitia, e cila pëlqen muzikën dhe thotë se këndon ndonjëherë, por vetëm për vete.
Mirëpo, Albina ka marrë vëmendje të madhe nëpër rrjete sociale për shkak të punës që bën si kërcimtare në klubet e natës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Cka ke bo për këto pare… mundesh me gjetë nëpër komentet e mia në Tiktok cka më kanë thanë njerëzit, ama vet kështu nuk ma ndin. Mu nuk ma ndin cka thojnë, unë shkoj e boj punën sepse duhet me hangër bukë”, ka thënë 21 vjeçarja për emisionin #gjesi në T7.
Sipas saj, mentalitet kosovar ka nxitur komente dhe sharje të shumta në rrjete sociale, sidomos nga burrat.
Albina tha se do të vazhdojë kështu jetën e saj sepse, sic u shpreh, duhet jetuar. “Mua më intereson jeta ime. Kaq”, përfundoi ajo. /Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *