RENEA kont rolle blic në Shkodër dhe Fier iu prish qetë sinë të rin jve që po shihnin ndeshjen Gjermani Francë

admin 0

RENEA kontrolle blic në Shkodër dhe Fier iu prish qetësinë të rinjve që po shihnin ndeshjen Gjermani Francë

Teksa po luhet një nga ndeshjet më interesante të Euro 2020 deri më tani, ajo mes Francës dhe Gjermanisë, Policia e Shtetit duket se nuk ka kohë për të humbur, pasi ka shfrytëzuar pikërisht këtë moment për të bërë disa kontrolle blic në Shkodër dhe Fier. Arsyeja e kontrolleve ka të bëjë me gjetjen ose kapjen e personave të shpallur në kërkim apo të dyshuar si autorë të ngjarjeve kriminale në vend gjatë ditëve të fundit. Në disa foto të publikuara në media, shihet se Forcat RENEA kanë vënë me shpatulla pas murit disa të rinj që po shihnin ndeshjen në lokal. Aksioni vijon edhe nëpër banesa ku dyshohet se fshihen personat e shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *