Kryeministri Britanik Jep Lajmin E Mirë! Do Të Marrin Fund Vuajtjet E Shqiptarëve …

admin 0

Kryeministri Britanik Jep Lajmin E Mirë! Do Të Marrin Fund Vuajtjet E Shqiptarëve …

Kryeministri i britanik, Boris Johnson deklaron se mbështet një amnisti, për rreth 500 mijë qytetarë që nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në ekonomi dhe të paguajnë taksa.
Boris Johnson thotë se është i hapur për idenë e një amnistie për emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.
“Ndërkohë që njerëzit kanë qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe nuk kanë shkelur ligjin, është e kuptueshme të përpiqemi të rregullojmë statusin e tyre,” tha Johnson, gjatë diskutimeve ditën e enjten në dhomat e “Komuneve”, ku ju shtruan 129 pyetje të ndryshme.

Idenë e amnistisë Johnson e ka mbështetur edhe në të kaluarën, si një politikan që dihet të jetë më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator për sa i përket emigracionit.
Duke iu drejtuar gazetarëve të mbledhur kryesisht për të diskutuar pandeminë, Johnson tha se ai është në favor të një goditje ndaj ba ndave kr iminale që tra fikojnë emigrantë të paligjshëm me anije të vogla nëpër Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe.
“Njerëzit kane vdekur duke u përpjekur të bëjnë këtë kalim”, theksoi ndër të tjera kryeministri Johnson.
Një amnisti e tillë do t’u vijë në ndihmë mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe pa dokumente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *