Kryeministri I Kosoves Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani Dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca Me Nje Leter Te Rendesishme Per UNESCON

admin 0

Kryeministri I Kosoves Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani Dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca Me Nje Leter Te Rendesishme Per UNESCON

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu dhe krye.parlamentari, Glauk Konjufca me një letër të përbashkët i janë drejtuar UNESCO-s.
Kurti përmes një postimi ka treguar se përmes kësaj letre i kanë shpjeguar UNESCO-s veprimet e Qeverisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, transmeton Indeks.online.
Tutje, përmes kësaj letre, liderët e Kosovës kanë kërkuar që katër monumentet e Kosovës që janë të lis.tuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Gra.çanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik” pasi që rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar tërësisht nga viti i largët 2006 kur këto monumente janë vlerësuar si të rre.zikuara.
Postimi i plo.të i Albin Kurtit:
Sot është 21 Maji, Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, e shpa.llur nga Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s (Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shken.cë dhe Kulturë).Duke marr shkas nga rëndësia e kësaj dite, sot i jemi drejtuar UNESCO-s përmes një letre që e kemi nënshkruar bashkë me Presidenten znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetarin e Ku.vendit z. Glauk Konjufca.

Në letrën tonë kemi shpjeguar veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mbroj.tjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e të drejtave kulturore të të gjitha komuniteteve që je.tojnë në shtetin tonë.
Gjithashtu, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës kemi artiku.luar disa kërkesa konkrete.
Së pari, kemi kërkuar që katër monumentet e Kosovës që janë të listuara në Listën e Trashë.gimisë Botërore të UNESCO-s (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik” pasi që rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar tërë.sisht nga viti i largët 2006 kur këto monumente janë vlerësuar si të rrezikuara.
Së dyti, i kemi ftuar që të rishikojnë terminologjinë e vjetruar, pasi që në raportet dhe do.kumentet e UNESCO-s edhe më tutje përmendet “Provinca Autonome e Kosovës” (tanimë Republika e Kosovës) dhe “Ins.titucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë” (tanimë Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës).
Së treti, kemi kërkuar nisjen e procesit për ndryshimin e palës shtetërore përgjegjëse për këto ka.tër monumente, duke e larguar Serbinë dhe vendosur Kosovën në këtë përgjegjësi. Ndonëse në Listën e Trashë.gimisë Botërore palë shtetërore për katër monumentet në fjalë është Serbia, ajo nuk ka asnjë kontroll real apo juridik mbi to, dhe rrjedhimisht nuk mund të përmbushë detyrimet e saj kar.shi UNESCO-s. Zyrtarët e UNESCO-s i kemi siguruar që sikurse deri tani, edhe në të ardhmen do të jemi të përkushtuar për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar të gjitha kishat dhe manastiret orto.dokse në Kosovë.
Së katërti, në emër të institucioneve të cilat i përfaqësojmë, kemi garantuar që Kosova është plotë.sisht e gatshme për anëtarësim në UNESCO, një e drejtë e mohuar para disa vitesh. Ne bësojmë që pamundësia për t’u anëtarësuar në vitin 2015 në mungesë të një numri shumë të vogël votash nuk duhet të shndërrohet në penalizim afatgjatë për Kosovën.Ne jemi të vullnetshëm të bëhemi pjesë e familjes së madhe të UNESCO-s për t’i sje.llë vlerë të shtuar njerëzimit përmes pasurisë sonë kulturore dhe për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për paqe të qëndrueshme në botë. Ne besojmë në universalitetin e trashëgimisë kul.turore, dhe si të tillë në potencialin përbashkues të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *