Kurti “Godet haraçexhinjtë”: Koha e ryshfetit dhe haraçit ka mbaruar

admin 0

Kurti “Godet haraçexhinjtë”: Koha e ryshfetit dhe haraçit ka mbaruar

Në edicionin e dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren” që është hapur sonte, kryeministri Albin Kurti ka ftuar investitorët e huaj dhe nga diaspora që të investojnë në Prizren dhe Kosovë, pasi siç tha ai me qeverisjen e tij nuk kërkohet më ryshfet e haraç si më parë.
Kryeministri Kurti tha po ashtu se vendi tashmë ka stabilitet institucional dhe pasi të përfundojnë zgjedhjet lokale, do të ketë përpara plot katër vjet të fokusimit në ekonomi dhe drejtësi që janë edhe dy shtyllat kryesore.Kurti: Nuk do të kërkohet më ryshfet e haraç
“E para është stabiliteti institucional, e dyta rendi dhe ligji, e treta infrastruktura e katërta fuqia punëtore. Kosova ka lënguar një kohë të gjatë në shumicën prej këtyre, si pasojë e zhvillimeve të ndryshme brenda vendit çfarë ka bërë që të kemi pak investitorë të huaj. Mirëpo kjo tashmë ka ndryshuar, vendi ka hyrë në një periudhë të stabilitetit politik, me institucione legjitime, me besueshmëri të lartë të dalë nga vota qytetar në procese demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *