Kurti: Mërgata Është Jetike Për Zhvillimin E Kombit Tonë, Do Ta Ketë Përkrahjen Që Meriton

admin 0


Kurti: Mërgata Është Jetike Për Zhvillimin E Kombit Tonë, Do Ta Ketë Përkrahjen Që Meriton

Ai tha se kështu do të rritet edhe më tej kontributi i saj jet.ik për zhvillimin e kombit tonë.
Kështu tha Kurti gjatë një takimi virtual, mbrëmë, me komun.itetin shqiptar në Itali.
Po ashtu, kryeministri premtoi që këso takimesh do të shndë.rrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobi lizuar edhe më tej bashkëkombasit tanë jashtë vendlindjes.
Postimi i plotë:

Mbrëmë, pata kënaqësinë, si kryetar i Lëvizjes, bashkë me kandidatët Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, të marrë pjesë në një takim me komunitetin shqiptar në Itali. Në këtë takim virtual erdhën shumë shqiptarë të Italisë, e ndër të cilët Giorgio Rubolino nga “Diaspora 91 – 19”; Marian Bjeshkëza nga “AssoAlbania”; Petrit Aliaj nga “Federazione Nazionale Associazioni Albanesi Italia” (F N A I); Alba Kepi, gazetare; Rozi Dako, psikologe etj. Takimi u moderua nga akt.ivisti i VETËV.ENDOSJE!-s në Itali, Erald Korra.
Komuniteti shqiptar në Itali, i cili është bukur i madh e i integruar, përkujton këtë vit 30 vjetorin e eks.odit të madh prej Shqipërisë, drejt brigjeve të Pulias në Itali. Kjo përkon me fillimin e tran.zicionit shqiptar i cili tashmë është bërë sistemik dhe duhet të kryhet. Por fo.rcat e politikat që përfitojnë nga tranz.icioni, nuk mund ta përfundojnë atë.

Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar akti.visht dhe masi.visht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë kr.izave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet.
Shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve. Si Qeveri e Kosovës bashkë me L V V në Kosovë dhe Shqipëri, angaz.hohemi së bashku që mër.gata ta ketë përkrahjen që meriton, për të rri.tur edhe më tej kontributin e saj jetik për zhvillimin e kombit tonë. Për këtë arsye bashkë me Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun zhvilluam këtë takim për t’u njohur më mirë me nevojat e komunitetit tonë në Itali i cili përbëhet prej më shumë se gjysmë milioni personash. Shqiptarët e Italisë pretendojnë me të drejtë një rol më aktiv në politikëbërje.

Po ashtu diskutuam mbi nevojën e hartimit të strategjive të përbashkëta mbi parandalimin e ikjes së të rinjve, thithjes së kapitalit human, njohjen e kontributeve shoqërore, vlerësimit të trashëgimisë kulturore në funksion të rritjes ekonomike si dhe rolit të arsimimit dhe gruas në shoqëri.
Ky qe një hap i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës, që dëshmon se si vullneti ndryshon rrethanat e që na sheh edhe njëherë të bashkuar përtej kufijve të imponuar. Me qeverinë e re në Prishtinë e me ngritjen e Lëvizjes në Shqipëri, këso takimesh do të shndërrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobilizuar edhe më tej bashkëkombasit tanë jashtë vendlindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *