Kurtit I Vendoset “ULTIMATUMI” Për Asociacionin Në Dialogun Me Serbinë !!..

admin 0

Kurtit I Vendoset “ULTIMATUMI” Për Asociacionin Në Dialogun Me Serbinë !!..

Refuzimi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk po konsiderohet veprim i zgjuar. Njohësit e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd, kërkojnë nga Qeve.ria Kurti që të gjejë një zgjidhje kreative, në përputhje me Kushtetutën.
Sipas tyre në këtë mënyrë do të zgjidhej dhe ngërçi i bisedimeve në Bruksel dhe presioni do të binte mbi palën serbe, të cilës po i leverdisë kjo zvarritje e procesit të dialogut.“Duhet të propozojnë një model të Asociacionit në mes të një Asociacioni me kompetenca të plota siç është paraparë në Bruksel dhe të një OJQ-së. Pra ndërmjet të qenit OJQ dhe Asociacion me kompetenca ekzekutive, ekziston një mes të cilin duhet ta propozojnë institucionet e Kosovës në përputhje me vendimin e Gjyk.atës Kushtetuese.
Këtu e kemi barrën ne të bëjmë këtë propozim, pastaj mund edhe mos t’i pëlqej Serbisë, është në të drejtën e saj mos të pajtohet. Por topi duhet të hidhet në anën tjetër. Ne duhet të bëjmë këtë propozim në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjy.katës Kushtetuese”, thotë Demush Shasha, drejtor i institutit EPIK.
Ndërkohë sipas Jeta Krasniqit, të Institutit Dem.okratik të Kosovës, “kjo duhet parë, nuk është vetëm Kosova që s’ka dashur të përmbush obligimin e saj për Asociacionin, por është Serbia që nuk e dëshiron një Asociacion në bazë të ak.tgjykimit të Gjyk.atës Kushtetuese. Këtu do të jetë ajo, insistimi i Kosovës, që vendi është i gatshëm për Asociacionin në bazë të Kushtetutës, por është Serbia ajo që s’është e gatshme ta bëjë. Topi, apo presioni, të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *