Kush është Klodiani, heroi që ndaloi një tragjedi të mundshme në sheshin ‘Skënderbej’

admin 0

Kush është Klodiani, heroi që ndaloi një tragjedi të mundshme në sheshin ‘Skënderbej’

Të gjithë e panë kërcimin prej një sportisti të arteve marciale në mes të sheshit “Skënderbej”. Ishte sportist, por jo nga artet marciale, megjithatë Klodian Elqeni është 22-vjeçari që bëri aktin heroik duke ndërhyrë nga xhami i makinës së agresorit Arben Mema sot në sheshin “Skënderbej”, duke ndaluar në këtë mënyrë një tragjedi të pritshme.
Në një prononcim për Klan Neës, Klodiani ka rrëfyer momentin e ndërhyrjes. Ai tregoi se kishte dalë për shëtitje me një familjar kur e ndjeu të nevojshme të vepronte në kohën që vuri re se një makinë po kërcënonte njerëz dhe fëmijë. “Kisha dalë per qejf, për kafe. M’u duk aq e nevojshme ndërhyrja, kur pashë fëmijë e njerëz në rrezik. Të rrezikosh për shumë është diçka që ia vlen”,- tha 22-vjeçari pas ngjarjes.

Bashkë me Klodianin ishte edhe një i afërm i tij, i cili ndoqi të nipin në momentin që ai iu hodh xhamit të makinës. “Ndërkohë që ndërhyu nipi, unë i shkova nga pas. Pastaj kur erdhën qytetarët e tjerë, e neutralizuam”, – tha ai.
Pak pas ngjarjes, Klodiani pati edhe një takim me Kryeministrin Rama, i cili e falënderoi për gjestin heroik që bëri. “Kryeministri më falënderoi, na pritën të gjithë shumë mirë dhe jam shumë krenar”,- tha 22-vjeçari.
Për të shuar kureshtjen e të gjithëve, Klodiani është sportist, ndaj edhe kërcimi i tij u duk si prej specialisti. Megjithatë, më shumë sesa kërcimi, ai mori meritë për reagimin e menjëhershëm për të shmangur çdo lloj rreziku të pritshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *