Ky është gjenerali Gjerman që ju tha ushtarëve serb: “Ju jap 30 minuta kohë të zhdukeni nga këtu”

admin 0

Ky është gjenerali Gjerman që ju tha ushtarëve serb: “Ju jap 30 minuta kohë të zhdukeni nga këtu”

Ky është Helmut Harff, gjeneral gjerman. Në qershor të vitit 1999, udhëhoqi trupat gjermane që u futën në Kosovë. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë kriminele serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.
“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.
“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur. Ju jap 30 minuta kohë për tu larguar ” , -tha gjenerali gjerman.“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi. “Ky është një urdhër” , -tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”.Pas bisedës serbët largohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *