Lajm i madh në familjen nga Dibra, vijnë në jetë trinjakët tek “Mbretëresha Geraldinë”

admin 0

Familja Dardeshi nga Dibra është zgjeruar me tre fëmijë, të cilët erdhën në jetë shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se familja e ka marrë menjëherë mbështetjen financiare të qeverisë për çdo foshnje të porsalindur. Prindërit kanë marrë çekun prej 360 mijë lekësh të reja për trinjakët, ndërsa që prej vitit 2019 është dhënë bonusi i bebes për më shumë se 65 mijë familje.

Shkrimi i Manastirliut: Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor

Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.

Nga viti 2019, kur filluam mbështetjen me bonusin e bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur. #FëmijëtTëParët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *